Një aksident është shënuar në rrugën Korçë-Drithas të Maliqit.

Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se sapo kalon urën e këtij fshati një automjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë lënduar 2 persona.

Mësohet se shtetasit e lënduar, shtetasi B.L., dhe S.L., janë dërguar për në spitalin e Korçës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

“Më datë 07.02.2022, rreth orës 17:20, jemi njoftuar se në rrugën Korçë-Drithas, Maliq, sapo kalon urën e këtij fshati, ka dalë nga rruga mjeti tip “Hyundai” dhe për pasojë janë dëmtuar shtetasit B. L., 21 vjeç, banues në Vlorë dhe S. L., 32 vjeç, banues në fshatin Sheqeras, Maliq, të cilët u dërguan për në Spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Top Channel