Kosova lehtësoi masat anti-Covid, por mban ende në fuqi kufizimin lëvizjes pas orës 23:00

07/02/2022 20:06

Që nga e shtuna në Kosovë ka lehtësim të masave për mbrojtje nga COVID-19.

Megjithatë, problem po paraqet përsëri orari i kufizimit të lëvizjes që fillon nga 12 e mesnatës. Kjo po vazhdon të pengojë punëtorët e gastronomisë që punën e përfundojnë në orën 23.

“Për një orë duhet të përfundohen të gjitha, pastrimi i lokalit, kalkulimet, të përfundojë e gjithë dita, kjo është shumë kohë. Orari, ose ora policore them se po ndikon edhe në shëndetin mendor të njerëzve”, u shpreh Petrit Kllokoqi, gastronom.

Për shkak të punëtorëve të ndërrimit të dytë dhe të tretë, po propozohet edhe sigurimi i transportit.

“Përderisa bëhet një kufizim i lëvizjes duhet të ketë edhe transport për ata që janë në marrëdhënie pune në ndërrimin dhe të tretë e jo të kufizojnë shërbimet e transportuesve”, tha Behxhet Shala.

Zyra e Avokatit të Popullit më 1 shkurt kishte nxjerrë një opinion ligjor sa i përket masave për mbrojtje nga COVID – 19. Me këtë raport i rekomandohej Qeverisë së Kosovë të rishqyrtonte masën e kufizimit të lëvizjes, tutje duke shtuar se më i mirë do të ishte fuqizimi i kontrolleve sanitare dhe inspektoratit, në këtë mënyrë që të bëhet vlerësimi i respektimit ose jo të masave.

Përkundër kësaj, ndonëse u lehtësuan masat, Qeveria e Kosovës mori vendim që në fuqi të mbetet masa e kufizimit të lëvizjes, prej 12 të mesnatës deri në 5 të mëngjesit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA