Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca tha se dënimi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri me 3.4 vite burg, është një sinjal pozitiv për drejtësinë vend.
Nga Korça, diplomati europian theksoi se kjo nuk është mjaftueshëm, pasi pritshmëritë janë më të mëdha nga sistemi i drejtësisë.
“Nuk komentoj për procedura në vijimësi apo për çështje specifike, por mund të them se të shikosh disa, megjithatë po të shikohen disa nga vendimet e fundit, të gjykata shihet një pavarësi më e madhe e gjyqësorit dhe ky është lajm i mirë për gjyqësorin. Ne shohim sinjale të mira nga puna e gjyqtarëve dhe prokurorë, nuk është e mjaftueshme, ne presim më shumë nga të gjithë njerëzit e drejtësisë”, tha Soreca.
Soreca u ndal edhe te Vettingu, ku është rreshtuar pro zgjatjes së afateve të këtij procesi.
“Votimi për zgjatjen e afateve të vettingut është një votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE.’- tha Soreca.
Në fund ka pasur edhe një koment të shkurtër, ndonëse pa një përgjigje konkrete, edhe për Sali Berishën, i cili edhe pse i shpallur ‘Non Grata’ nga SHBA, vijon të bëjë fushatë.
“Më lejoni të mos komentoj për zhvillimet e brendshme të një partie. Ne kemi ndjekur dhe vijojmë të ndjekim parimin e mosndërhyrjes”, përfundoi ambasadori.
Top Channel