Një zjarr është regjistruar pak minuta më parë në dalje të rrugës së Patokut.

Flakët kanë përfshirë disa barishte anës rrugës, të cilat rrezikojnë edhe shtyllat e energjisë elektrike.

Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punohet për fikjen e zjarrit.

Ndërkaq, kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel