Qytetarët ‘nuk i ndal’ dot i ftohti, “pushtohet” bregdeti i Durrësit
06/02/2022 13:49
Edhe pse është dimër dhe deti nuk është i ngrohtë, plazhi i madh i Durrësit frekuentohet masivisht gjatë fundjavës.
Hapësirat plot rërë, zhurma e valëve në breg dhe lokalet e shumta ku mund të shijosh qetësisht një kafe apo dreke peshku janë shfrytëzuar nga shumë qytetarë këtë të diel.
Shkurti është muaji që karakterizohet nga luhatje të vazhdueshme të motit. Pas një nate me shi, e diela ka ofruar kohën ideale për shëtitjet në bregdet ku krahas qetësisë, lojërat dhe gjallëria e fëmijëve krijojnë atmosferën e gëzuar të një dite pushimi.
Top Channel