Kryeministri Edi Rama e nisi këtë mëngjes me disa pamje të publikuara nga rruga që të çon për në aeroportin e Kukësit.

Teksa iu uron një të dielë të mbarë miqve të tij në rrjetet sociale, Rama shkruan se ka përfunduar mbikalimi i kësaj rruge dhe është gati për të pritur flukset që do të sjellë programi i fluturimeve.

“Mirëmëngjesi dhe me mbikalimin e përfunduar të rrugës së aeroportit të Kukësit, gati për flukset që do të sjellë së shpejti programi i fluturimeve të kontraktuara tanimë, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.

Nga muaji maj do të nisin fluturimet në aeroportin e Kukësit “ZAYED- Flatrat e Veriut”. 4 destinacionet e para do jenë drejt Austrisë, 2 drejt Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë.

Top Channel