Open Balkan për bujqësinë/ Ekspertët: Përfitojmë vetëm nëse rritet buxheti nga qeveria

06/02/2022 19:34

Open Ballkan do ta ndihmojë bujqësinë shqiptare nëse qeveria shqiptare do të rrisë buxhetin për fermerët. 

Prodhimet bujqësore shqiptare do të bëhen konkurruese në tregun rajonal vetëm nëse ulen kostot e prodhimit.

Open Ballkan do të sjellë zhvillim në sektorin e pemëtarisë, por nga ana tjetër vihet në rrezik blegtoral.

“Open Ballkan do të sjellë disavantazhe në bujqësi, saktësisht tek avantazh do të kemi te agrumet, ulliri dhe agroturizmi. Disavantazhet që ka Open Balkan janë përparësitë që ata kanë në zënien e tregut. Ne kemi që disavatazh që shumë produkte tek agropërpunimi ne nuk arrijmë t’i prodhojmë me standardin dhe cilësinë e kërkuar për supermarketet tona. Dhe kjo është avatazh për palën tjetër pasi me shumë lehtësi do të sjellin mallrat që plotësojnë kriteret. Kjo është si pasojë e disavatazhit që ne kemi në teknologji dhe në linjë paketimi dhe përpunimit”, tha Agim Rrapaj, nga Këshilli Agrobiznesit Shqiptar.

 Industria e Përpunimit të qumështit një litër qumësht nga Serbia pa TVSH e blen me  48 lekë. Ndërsa litri i qumështit në fermat shqiptar pa TVSH shitet 52 Lekë.

Nga ana tjetër qumështi serb vjen i standartizuar dhe pasterizuar, për agropërpunuesit kjo do të thotë me pak procese teknologjike, pra ulen kostot e prodhimit të produkteve me origjinë shtazore.

Nëse blegtoria vendase nuk mbështetet nga Ministria e Bujqësisë, qumështi serb rrezikon të mbizotërojë në tregun shqiptar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA