Një zjarr ka përfshirë tendën e një market në lagjen ‘Myslym Shyri’ në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës, ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po hetohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Me datë 06.02.2022, gjatë natës, në rrugën “Myslym Shyri”, ka rënë zjarr në një tendë të një marketi, ku ka vetëm dëme materiale. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel