Berisha: Dyert për Primare ishin dhe për Luan Hotin, por ai kishte frikë!

06/02/2022 12:33

‘Komisioni i Rithemelimit’ ka nisur këtë të dielë fushatën në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme vendore.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar në Sukth kandidatin e koalicionit LSI-PDK, Ardi Muka. Pavarësisht se kishte premtuar se nuk do të sulmonte asnjë nga kandidatët e Luzlim Bashës, Berisha e theu premtim duke thumbuar Luan Hotin.

Në fjalën e tij, Berisha zbuloi prapaskenat për përzgjedhjen e emrave, duke u shprehur se edhe kandidati i Partisë Demokratike, Luan Hoti e ka pasur derën e hapur. Sipas Berishës, ai kishte frikë të merrte pjesë në këto zgjedhje, ndaj dhe zgjodhi të jetë kandidat i Lulzim Bashës. Ish-kryeministri iu bëri thirrje qytetarëve durrsakë të votojnë për Mukën, teksa u shpreh se vota për kandidatin e Ramës është votë e humbur dhe për varfërinë.

“Ne vijmë këtu me një kandidat që është historia pozitive e qytetit tuaj, është bërë një biznesmen i nderuar, nuk i është nënshtruar presioneve të mafies e qeverisë. I besoj atij sepse e zgjodhët ju, asnjë kandidat në primaret që u zhvilluan më 30 janar, nuk erdhi nga komisioni, kryesia apo beriha, që të gjithë dolën nga ju, u votuan nga ju. Ju siguroj unë se dyert për primare ishin të hapura edhe për Luan Hotin, por Luan Hoti nuk e donte votën, kishte frikë nga vota juaj. Ne ashtë votës tuaj nuk e emëronim kurrë, në vend se të testohej në primare, zgjodhi të jetë kandidat i Lul Bravës.

Ndaj edhe u ftoj juve këtu, ftoj të gjithë banorët e kësaj treve, të rrethit të Durrës, më 6 mars çdo votë për kandidatin e Shtëpisë së Lirisë, Ardian Mukën, vota për kandidatin e Edi Ramës dhe peshkaqenit më ta madh që ka parë gjithë gjiri i Durrësit, Vangjush Dako, është vota më e humbur, drejt të shkuarës, për varfërinë ju lutem asnjëri mos ti lejojë vetes një gabim të tillë, kurse vota për kandidatin e Lul Bravës është votë për Edi Ramën dhe pushtetin e tij”, tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA