COVID-19/ Kosova lehtëson masat, zvogëlohet ora policore, maskat vetëm në ambiente të mbyllura

05/02/2022 01:57

Qeveria e Kosovës ka lehtësuar masat anticovid.

Orari i lëvizjes u zgjat deri në orën 00:00. Maskat janë me detyrim vetëm në ambientet e mbyllura. Hyrja në Kosovë do të lejohet me dy doza vaksine, deri dje ishte me tre. Restorantet do të rinë hapur deri në orën 23:00. Do hapen palestrat. Këto masat hyjnë në fuqi nga dita e shtunë.

Sipas Ministrit të Shëndetësisë Rifat Latifit lehtësimi i masave erdhi për shkak të përmirësimit të gjendjes së pandemisë. Latifi shtoi se nga java në javë do të rishqyrtohen përsëri masat.

Përjashtohen nga paraqitja e certifikatës së vaksinimit ata që kalojnë transit në Kosovë dhe nuk qëndrojnë më shumë se tre orë. Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist.

Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit. Përjashtohen nga rregulli për të paraqitur në kufi certifikatën e vaksinimit edhe personat me dëshmi mjekësore nga mjeku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA