Drejtoria vendore e policisë gjatë një operacioni ka konstatuar një ambient brenda një banese në afërsi te fshatit Turan të Korçës, të përshtatur për tu kthyer në shtëpi bari.

Sipas burimeve kofidenciale të Top Channel, ambienti ishte përgatitur me llampa dhe hapësirën e mjaftueshme për të kultivuar lëndën narkotike kanabiss sattiva.

Bëhet me dije se shtetasi Armand Rusha është vënë nën prangat e policisë, ndërsa dyshohet se persona të tjerë janë të implikuar në këtë ngjarje.

Ndër të tjera mësohet se personat e përfshirë në veprimtarinë kriminale kanë vjedhur edhe energjinë elektrike.

Ndërkaq, ende nuk ka një komunikatë zyrtare nga ana e policisë.

Top Channel