Këshillimi Kombëtar/ Rama: 130.326 qytetarë kanë plotësuar pyetësorin

04/02/2022 20:24

130,326 qytetarë kanë dhënë përgjigjet për 12 pyetjet që adreson qeveria shqiptare në Këshillimit Kombëtar, sipas kryeministrit të vendit Edi Rama.

76.117 qytetarë janë përgjigjur online në dhe 54.209 qytetarë kanë kthyer pyetësorët e plotësuar që u kanë mbërritur në banesë me postë, shkruan kryeministri në një postim në rrjetin social “Facebook”.

Rama fton shqiptarët të bëhen pjesë e “këtij kuvendimi popullor për çështje me rëndësi strategjike për Shtëpinë tonë, Shqipërinë”.

Pyetje e parë në pyetësor është renditur a duhet bërë diferencim për nënat që rrisin 3 ose më shumë fëmijë të mitur në përfitimin e mbrojtje të veçantë sociale nga shteti. Çdo person mbi moshën 18 vjeç ka të drejtën të zgjedhë një nga tre alternativat që gjenden në formular.

Si çështje të dytë kryeministri ka zgjedhur të pyes nëse Shqipëria duhet të ashpërsojë dënimin e autorëve përsëritës në kryerjen e krimeve të rënda kundër personit si dhe a duhet dyfishuar dënimin për ta dhe duke hequr të drejtën e gjykimit të shkurtuar për autorët që kryejnë dhunë në familje dhe krime ndaj fëmijëve.

Formulari përmban pyetje që lidhen me denoncuesit e pagave fiktive, a duhet të mbrohen ata nga shteti si dhe a duhet të vijojnë të punojnë ata që kanë marrës statusin e pensionistit.

Amnistia e parave të fituara në emigracion, lejimi kultivimit, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit për qëllime mjekësore, pa e legalizuar për arsye përdorimi vetjak, detyrim vendosja e certifikatës së vaksinimit në ambientet publike, shtimi gjobave ndaj evazorëve fiskal, shtim ndëshkimi ndotësve të mjedisit, pezullim të gjyqtarëve dhe prokurorëve nëse vendosin haptas në kundërshtim me ligjin çështjet në pyetësor.

Sikurse ato që lidhen me ndarjen nga Maqedonia e Veriut në rrugëtimin e integrimit Europian, përfshi a është “Ballkan i Hapur” në interes të Shqipërisë.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA