Përfshihet nga flakët një magazinë në Bulqizë, rrezikohen edhe dy banesat pranë saj
Katër persona janë arrestuar nga policia në Fier, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Policia ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim B. S., 48 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 17.01.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë shtetasi E. D., 45 vjeç, banues në fshatin Kallm i Madh, Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij të mitur.
Ndërkaq, u procedua penalisht shtetasi Xh. Z., 28 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj motrës së tij.
Po ashtu, u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit R. B., 20 vjeç, banues në Patos, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish të dashurës së tij.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin R. Ç., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
U arrestua gjithashtu edhe shtetasi F. D., 37 vjeç, banues në Fier, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel