Vodhi një shumë parash në një klinikë optike, arrestohet 42-vjeçari në Gjirokastër
02/02/2022 14:31
Një person i shpallur në kërkim për vjedhje është arrestuar në flagrancë nga policia e Gjirokastrës.
Policia ndaloi dhe arrestoi shtetasin A. Ç., 42 vjeç, banues në fshatin Hormovë, Tepelenë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, me vendimin e datës 29.01.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja”.
Shtetasi A. Ç. dyshohet se është autor i vjedhjes së një shume parash në një klinikë optike, ngjarje e ndodhur në muajin shtator të vitit 2021.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel