Për Korçën dimri me borë nuk është diçka e pazakontë por ajo që ndodh vazhdimisht është se rrugët nuk i hap askush.

Të vetmet që marrin disi vëmendje janë bulevardet kryesore apo unaza e qytetit ndërsa në rrugët e tjera askush nuk ve dorë. Në trotuaret përgjatë tyre nga punonjësit e pastrimit krijohen korridore kalimi ku vështirë se mund të shkëmbehesh ndërsa për qytetarët çdo ecje shoqërohet me frikë. Më e rëndë bëhet situata bëhet në pjesën tjetër të qytetit ku nuk ka pastrim nga dëbora fare.

Pas daljes nga shkolla fëmijët pa diskutim që duhet të shkojnë në shtëpi e janë prindërit apo gjyshërit ata që i shoqërojnë. Vështirësia më e madhe mbetet që ata të mund ti afrohen shkollës e në një situatë të tillë ku pjerrësia është e madhe frika se mund të rrëzohen po ashtu nuk mungon.

Ndërsa sa herë ka mot të keq autoritetet rekomandojnë të shmangen lëvizjet, përditshmëria në qytet është ndryshe dhe banorët janë të detyruar të vuajnë pasojat.

Top Channel