Mbi 100 punonjëse të një fasonërie në qytetin e Bilishtit protestuan për shkak se nuk kanë marrë pagën minimale sipas ligjit.

Edhe pse punëdhënësi bën pagesat e tyre përmes sistemit bankar punonjëset tregojnë se pagesa që ato marrin është më e pakët se ajo që parashikon ligji bazuar në ditët e punës në muaj.

Nga ana tjetër Vasil Llapushi ekonomisti i rrobaqepësisë është shprehur se kjo problematikë vjen për shkak se puna në rrobaqepësi është me normë por pas protestës së tyre kompania do të gjejë një zgjidhje.

Në qarkun e Korçës janë më tepër se 5000 punonjëse në sektorin e fasonerisë ku shpesh herë këta të fundit kanë protestuar, për rrogën e pakët apo kushtet e punës.

Pavarësisht ekzistencës së ligjit dhe institucioneve që duhet të ushtrojnë kontrolle abuzimet në kurriz të punonjësve vazhdojnë të jenë shqetësim

Top Channel