Aksident i frikshëm në Korçë/ Makina përplaset me pemën dhe më pas përmbyset në rrugë, shpëton mrekullisht shoferi 28 persona janë proceduar penalisht në sajë të një operacioni të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Elbasanit të akuzuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Korrupsioni aktiv e pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Në pranga janë vënë një sërë drejtuesish të rëndësishëm të institucioneve të vuajtjes së dënimit në Elbasan, Peqin e Korçë. Por edhe të dënuar për vepra të mëparshme penale të cilët akuzohen për futjen ose mbajtjen e sendeve të ndaluara në burg.
Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore e proceduriale dhe ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës për masat e sigurisë për personat e implikuar në vepra të ndryshme penale, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 milionë lekë të rinj, një pistoletë tip “Glock”, si dhe sende e prova të tjera të cilat i shërbejnë hetimit.
Sipas policisë, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me punonjësit e sistemit të burgjeve, merrnin dhe transmetonin porosi të cilat cenojnë rëndë sigurinë e burgjeve, por dhe sigurinë kombëtare, si dhe në disa raste furnizonin me lëndë narkotike dhe sende të tjera të ndaluara, të dënuarit apo të paraburgosurit. Operacioni i Policisë vijon ende dhe priten ndalime të tjera
Top Channel