Punonjëset e një rrobaqepësie në Bilisht të Korçës kanë dalë në protestë ditën e sotme.

Dhjetëra punonjëse pretendojnë se nuk kanë marrë pagën në bazë të ligjit që ka miratuar Rama. Ato kanë dalë jashtë godinës duke protestuar. Rreth 100 punonjëse, marrin më pak se 200 mijë lek në muaj, ndërsa kërkojnë pagën minimale të vendosur nga kryeministri.

Pronari i rrobaqepësie, Fatjon Shega, i kontaktuar nëpërmjet telefonit shprehet se punonjëset marrin pagesën sipas ligjit (30.000 lekë të reja) dhe kjo pagesë kalohet nëpërmjet bankës.

Sipas tij arsyeja që ato protestojnë është se kërkojnë rritjen e pagës sipas ligjit të ri të Janarit ku paga minimale është 32.000 lek te reja. Ai është shprehur se do të merren masa për të respektuar ligjin ditët në vijim.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel