Putin e Victor Orban mbajnë bisedime partneriteti në Moskë (fotot)

01/02/2022 17:10
Rusia e Hungaria kanë nënshkruar kontrata fatgjata sipas të cilave kombi i BE merr gaz rus me çmim të reduktuar deri në vitin 2036

Teksa tensionet vijojnë përshkallëzimin në lindje të Evropës, presidenti rus Vladimir Putin ka pritur sot kryeminsitrin hungarez Viktor Orban për bisedime në Moskë.

Mediat ruse thonin se dy liderët, që kanë të dy nga më shumë se një dekadë në post, u përshëndetën miqësisht, pasi Putin tha se preferonte takime reale në vend të telefonatave.

Presidenti rus theksoi rëndësinë e marrëveshjeve energjitike që mbajën të lidhura të dyja vendet. “Megjithë pengesat, volumi tregtar është rritur me 30% në 11 muajt e fundit. Kjo është një shenjë e mirë dhe projektet afatgjata po vijojnë, siç është ndërtimi i impjanteve bërthamore energjitike”, tha Putin.

Ai shtoi se Rusia e Hungaria kanë nënshkruar kontrata fatgjata sipas të cilave kombi i BE merr gaz rus me çmim të reduktuar deri në vitin 2036. Ai shtoi se Hungaria blen gazin me çmim rreth pesë herë më të lirë se tregu evropian.

Orban tha se në Evropë shumë njerëz i tremben një krize energjitike prandaj Hungaria është mirënjohëse për kontratën e gazit me Rusinë.

Në lidhje me krizën në Ukrainë, Orban u kritikua nga disa opozitarë në vend për pranimin e ftesës së Putin, por kryeminsitri ishte përgjigjur se kërkon si prioritet një “marrëdhënie të balancuar ekonomike me Rusinë”.

Hungaria më parë ka kritikuar Ukrainën për politikat ndaj disa grupeve etnike në vend, duke përfshirë mes tyre etni ruse e hungareze.

Orban i tha Putin se parashikonte një bashkëpunim të gjatë mes dy liderëve.

“Ky është takimi i ynë i 13-të. Thuajse të gjithë kolegët e mi në udhëheqjen evropiane nuk janë më të tillë. Ne kemi 13 vjet që bashkëpunojmë dhe ta them sinqerisht nuk kam ndërmend të largohem, unë mesoj se unë dhe ju do të bashkëpunojmë për shumë vjet”.

FOTO GALERI
2/3
Putin tha se preferonte takime reale në vend të telefonatave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA