Kjo është sera e familjes Ndoj, në fshatin Ngugas të Divjakës. Sot është kthyer në fushë futbolli për të vegjelit e shtëpisë.
Deri para një viti në 5 dynym sera, Fatjoni dhe Fatmiri kultivonin domate dhe tranguj, por fatkeqësisht prodhimi i tyre bujqësor shitej aq lirë sa ata nuk mbulonin kostot e prodhimet. Duke qenë se djersa e dy vëllezërve vlerësohej pak, ata vendosen të lenë përgjithnjë Shqipërinë, për të emigruar në Gjermani.
Fshati Gungas do të ketë një familje më pak. Dy vëllezërit thonë se më mirë të jesh punëtor ndërtimi në Gjermani, se sa fermer në Shqipëri.
Që prej muajit shkurt nëna e shtëpisë Mri Ndoj, përballë shtëpisë duhet të zgjohet me këtë pamje sera të boshatisura, pas këtij dështimi në këtë shtëpi do të mbesin vetëm çifti i të moshuarve.
Fatmiri dhe Fatjoni thonë se në vitin 2009 investon 40 mln lekë të vjetra në këto sera, por deri më tani ata jo vetëm nuk fituar, përkundrazi për të mbjellat e çdo sezoni merni para borxh tek të afërmit. Mungesa e subvencioneve i detyroi fermerët të braktisin tokën, shtëpinë dhe Shqipërinë.
Top Channel