Iguanat janë ftohur aq shumë në disa pjesë të SHBA sa që po bien nga pemët ku qëndrojnë.
Një periudhë të ftohti në Florida, i cili njihet si shteti i diellit në SHBA, po bën që këto zvarranikë gjakftohtë të himbasin forcën e kapjes së tyre në degë, pasi trupi i tyre po ndalon metabolizmin.
Ekspertët thonë se shumcia e tyre do të mbijetojnë por shumica e trupit të tyre nuk mund të funksionojë në mot të ftohtë, teksa temperaturat po i afrohen ngrirjes.
Kështu që sa herë kafshët bien nga pemët, ato rizgjohen nga ngrohtësia e diellit – por nuk mund ta bëjnë kur temperatura është pranë ngrirjes.
Zoologia Stacey Cohen, eksperte e zvarranikëve në kopshtin zoologjik Palm Beach në Florida, shpejgonte fenomenin për rrjetin televiziv ËPBF.
Ajo tha: “Në këtë pikë trupi i tyre nis mbylljen dhe kafshët humbasin funksionet teksa janë në degë duke fjetur pasi bëhet shumë ftohtë, dhe rrjedhimisht bien nga pemët”.
Megjithse zvarranikët kryesisht i mbijetojnë periudhës së imobilizimit, zoologia thotë se zgjatja e temperaturave të ftohta është një kërcënim për mbijetesën e tyre.
Cohen përmend një periudhë të ftohti në vitin 2010 që zhduku një numër të madh të popullsisë së iguanave në Florida.
“I ftohti është diçka shumë kërcënuese për to pasi vijnë nga Amerika Jugore e Qendrore që janë vende pranë ekuatorit dhe qëndrojnë gjithmonë të ngrohta”.
Iguanat e gjelbra nuk e kanë origjinën në Florida, dhe autoritetet pranojnë se ato kanë ardhur në SHBA aksidentalisht të ngecura në anijet e transportit.
Kjo specie invazive mund të arrijë deri në pesha prej 7.5 kg e 1.5 metra të gjata.
Shërbimi i motit në Miami e Florida komentonte për fenomenin: “Iguanat janë kafshë me gjak të ftohtë. Kur temperatura bie nën 5 gradë C ato bëhen të palëvizshme, mund të bien nga pemët por nuk janë të vdekura”.
Iguanat nuk janë të vetmet kafshë që po goditen nga i ftohti këtë dimër.
Javën e kaluar mijëra peshq kanë ngodhur nga shoku termik në fermat detare ne Greqi kur dëbora e rëndë mbuloi vendin.
Top Channel