Një megaoperacion ka nisur këtë mbrëmje në Elbasan, pas lëshimit të mbi 25 urdhrave ndalimi nga një grup prokurorësh me në krye Drejtuesin e Prokurorisë, Kreshnik Ajazi.

Sipas burimeve, janë përfshirë të dënuar” VIP”, efektivë rendi dhe policë burgjesh.

Të burgosurit “ VIP”,  në bashkëpunim me zyrtarët e burgjeve kanë futur sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike në ambientet e burgjeve dhe sende të paligjshme të lojërave të fatit.

Gjithashtu të përfshirë janë edhe familjarë të të burgosurve dhe zyrtarë të lartë.

Hetimi për këtë çështje është nisur nga SHKBB që në vitin 2021 në disa burgje dhe qytete.

Veprimtaria hetimore e ndërmarrë nga SHKBB përfshiu përdorimin e mjeteve speciale si dhe informacione tërësore si dhe në rruge operative, ndërsa operacioni vazhdon.

Operacioni vijon edhe në burgjet e Vlorës, Elbasanit dhe Peqinit.

Mes të dënuarve të përfshirë është edhe një i dënuar i përjetshëm.

Hysni Ndreu, shefi i policisë së Peqinit dyshohet si kryesori në këtë organizim kriminal, sipas burimeve të gazetares Anila Hoxha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA