Programi “Ëndërrtjerrësit” ballafaqoi Ermal Mamaqin dhe Arbana Osmanin, të cilët nisën së bashku emisionin e parë “Top Select” në vitin 2002, program që zgjati deri në 2017-tën për t’u zëvëndësuar më pas nga “Pop Culture”.

Teksa kujtonin momentet e bukura plot humbor, Arbana rrëfeu se çfarë nuk i pëlqente nga moderimi me Ermalin.

“Unë me Ermalin ziheshim shumë si në kamera, ashtu edhe jashtë kamerave. Unë e merrja shumë seriozisht prezantimin ndërsa Ermali, karagjoz sic ishte dhe është bënte shumë batuta. Më dukej sikur ja hiqte të gjithë rëndësinë programit me batuta dhe më mërziste shumë”– tha ajo mes të qeshurash.

Rikujtojmë se Arbana Osmani është një nga moderatoret më të komentuara të momentit, sidomos pas “Big Brother VIP Albania”. Tek “Ëndërrtjerrësit”, foli për disa nga ngjarjet më të rëndësishme të karrierës së saj si “Dua të të bëj të lumtur” dhe edicioni VIP i Big Brother.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA