Një kopsht gjigant skulpturash të pazakonta është zbuluar në Farikala, Finlandë, pas vdekjes së një artisti të vetë-improvizuar e të izoluar nga jeta komunitare.
Veijo Rönkkönen, skulptori i lindur në 1944 jetonte në fshat por nuk shihej dhe as fliste me njerëzit, dhe rrjedhimishst askush nuk e dinte saktesisht si e kalonte kohën në shtëpi.
Por kjo u zbulua pas vdekjes së tij në 2010, me gjetjen e më shumë se 500 skulpturave të shpërndara në pyllin e shtëpisë ku ai jetonte.
Megjithse shumë nga skulpturat kanë pamje makabre apo lakuriqësie, autoritetet e kanë hapur kopshtin në formën e një muzeumi që tërheq disa mijëra vizitorë në vit, në fshatin Farikala pranë kufirit me Rusinë.
Pas vdekjes së skulptorit kopshti dhe shtëpia e pamirëmbajtur u blenë nga një biznesmen që ishte iniciatori i kthimit të vendit në muzeum.
Shumë nga figurat e skulpturave janë të vendosura në pozicione atletike apo të praktikave joga.
Në gojët e disa prej krijimeve ka dhëmbë të vërtetë njeriu, dhe zëra dëgjohen nga aparate të instaluara në disa prej tyre.
Megjithë natyrën e tërhequr të Rönkkönen, ai raportohet se mirëpriste vizitorët në kopshtin e tij.
Burri nuk nxiste kurrë biseda por thuhet se i përgjigjej pyetjeve të vizitorëve mbi skulpturat. Kritiket kane vleresuar punen e bere por jane te ndare sa i perket tematikes se ateltizmit te fizikut njerzor apo detajeve te ekzagjeruara ne shume prej krijimeve.
Top Channel