Thaçi, akuza për 100 vrasje: Do marrë dënim të rëndë, dosjen e çoi Serbia

29/01/2022 16:43

Gjykata Speciale njoftoi vazhdimin e masës së paraburgimit për ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaçit, pasi është konstatuar se rreziku për pengimin e procesit gjyqësor “mund të zvogëlohet mjaftueshëm vetëm nëpërmjet rregullave për monitorimin e komunikimeve, që zbatohen në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara”.

Ky vendim i  Speciales, i ka shtyrë disa analistë në Kosovë të mendojnë se për Thacin po planifikohet një dënim i rëndë.

Vetë emërtimi i trishtë i grupit të Thaçit me shokë, si “Ndërmarrje Kriminale”, akuza epike për mese 100 vrasje, torturë, detyrim e keqtrajtime dhe mbi 300 dëshmitarët e paralajmëruar për rastin e tyre, dëshmojnë se sa i rëndë parashikohet të jetë dënimi për ta në Hagë.

Kjo duket se është dhe arsyeja kryesore përse shefja e Informimit dhe Komunikimit Publik në Dhomat e Specializuara të Kosovës,  Angela Griep përmes platformës online “Zoom”, njoftoi Gjykata e Specializuar, ia vazhdoi serish masën e paraburgimit ish-presidentit Hashim Thaçi”, tha një njohës i mirë i zhvillimeve politike në vend, Gani Qarri, për mediat në Kosovë.

Sakaq, Kryetari i Komisionit për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, Milovan Drecun, e ka pranuar se ishte shteti i tij ai që ia dorëzoi dosjen Prokurorisë Speciale me seli në Hagë.

Aktakuza kundër Thaçit, Veselit, Rexhepit e Krasniqit në shumë drejtime është rezultat i veprimeve tona. Ne vendosëm të bënim gjithçka ishte e mundur në drejtim të përgatitjes së dokumentacionit që zotëronin shërbimet dhe organet, dhe dorëzimit të tij pranë Prokurorisë Speciale”, pohoi Dracun.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA