Grupet Punuese të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë për targat janë takuar sërish në Bruksel për të gjetur një zgjidhje në lidhje me këtë çështje.
Kjo është konfirmuar nga i ngarkuari special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak që shkroi se diskutimet sollën më shumë qartësi lidhur me zgjedhjen e përhershme.
“Delegacionet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë kanë ardhur sot në Bruksel për takimin e katërt të Grupit Punues për targat. Diskutimet sollën më shumë qartësi në lidhje me opsionet dhe rezultatet e mundshme. I inkurajoj palët që të vazhdojnë të punojnë për opsionet e mundshme deri në përfundim të afatit”, shkroi Lajçak.
Çështja e targave rriti tensionet mes Kosovës dhe Serbisë vitin e kaluar, kur Prishtina zyrtare vendosi për reciprocitet në këtë çështje. Të dy vendet u dakorduan që të aplikohen ngjitëset deri në zgjidhjen e plotë të çështjes për të cilën po angazhohen këto grupe punuese.
Top Channel