Momentet kur peshkaqeni i bardhë kërcen nga deti disa metra larg turistëve të tmerruar (fotot)

29/01/2022 15:41

Një peshkaqen masiv i bardhë ka kërcyer në ajër vetëm dy metra larg barkës së turistëve që ulërisnin.

Shëtitësit në barkë patën një takim pak më afër se ç’duhej me predatorin dhëmbë-mprehtë, i cili kërceu papritur nga uji në Port Lincoln, në jug të Australisë.

Zhytësit që ndodheshin në një kafaz hekuri nën sipërfaqe patën një pamje të detajuar të kafshës vrasëse 4 metra të gjatë.

Guida turistike Andrew Wright tha se ishte e rrallë të shihje një peshkaqen që kërcente nga uji kaq pranë barkës.

“Kishte brohorima dhe emocionim, dhe sigurisht që të gjithë u impresionuan megjithë egërsinë e kafshës,” tha ai për rrjetin vendas Nine News.

“Nuk është një ngjarje normale të shohësh peshkaqenin që kërcen kështu, vecanërisht kaq afër. Ishte një pamje e mirë, sidomos për ata në kafaz nën sipërfaqe”.

Peshkaqeni bëri kërcimin e tij pasi Andrew kishte lëshuar një karrem të lidhur prapa barkës.

Pamjet e tregojnë atë të kërcente jashtë ujit teksa përpiqej të kapte karremin duke e ndjekur nga poshte.

Taktika është e njëjtë me atë që peshkaqenët përdorin për të sulmuar fokat, që janë ushqimi i tyre i preferuar.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA