
Afat i ri për Konstituimin e Kuvendit në Kosovë! Gjykata publikon aktgjykimin e plotë: Brenda 30 ditëve…
18/08 17:21
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, u shpreh e lumtur me suksesin e radhës të xhudistes Distria Krasniqi që u shpall e artë në Grand Prix të Portugalisë.
Osmani tha se Distria është fytyra e shtetit tonë, ajo është nderi dhe krenaria.
“Disi jonë fitoi medaljen e artë në Grand Prix të Portugalisë. Krenare që sportistët tanë vazhdimisht po demonstrojnë formë fantastike në gara ndërkombëtare, duke e nderuar veten dhe shtetin. Distria është fytyra e shtetit tonë, ajo është nderi dhe krenaria! I lumtë që me sukseset e saj prej kohësh është bërë ikona e Kosovës së sotme!”, shkroi Osmani.
Kampionia olimpike Distria e nisi vitin 2022 në mënyrën me të mirë të mundshme duke marrë një medalje të artë.
Top Channel