Policia e Kosovës njoftoi se tre zyrtarë të saj janë lënduar gjatë protestës së sotme të organizuar nga Partia Socialdemokrate dhe për këtë thotë se ka nisur një hetim për sulm ndaj personave zyrtar në krye të detyrës.
“Disa nga pjesëmarrësit kanë shpërfillur urdhrat e zyrtarëve policorë, të cilët përtej hedhjes së gjësendeve të ndryshme, me veprimet dhe sjelljet e tyre u kanë shkaktuar lëndime të lehta tre zyrtarëve policorë që ishin në kryerje të detyrës zyrtare.
Aktualisht policia po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen përderisa po koordinon veprimet me mekanizmat e tjerë për zbatim të ligjit, duke iniciuar edhe një hetim për rastin ‘Sulm ndaj personit zyrtar në kryeje të detyrës zyrtare’”, njoftoi policia.
Top Channel