Putin prezanton ‘armën sekrete’ në konfliktin e varur me Ukrainën – ushtaret me buzëkuq (fotot)

28/01/2022 15:52

Rusia ka në dispozicion një batalion ushtaresh femra të armatosura me buzëkuq dhe bojë thonjsh, të cilat organizojnë konkurse bukurie ku gjykohen si për pamjen e tyre ashtu dhe për aftësitë në fushëbeteje, shkruan satirikja britanike Daily Star.

Kështu që mes gati 1 milionë trupave ruse përfshihen dhe rreth 160,000 gra që inkurajohen të shfaqin anën e tyre femërore në konkurse të rregullta bukurie.

Në eventin e vitit të kaluar këto ushtarake “u lyen në fytyrë më bojra të ndryshme kamuflazhi, me yje e flamurë”, për të ndezur ngjyrat rreth tyre.

Gratë morën pjesë gjithashtu në një biathlonë ku përdorën automatikë  AK-47.

Sipas raportimeve Putin i ndalon ushtareve të tij femra role në luftim në frontin e parë, duke u lënë role mbështetëse në rast inkursionesh ose pushtimi.

Zhvillimi vjen teksa presidenti francez Emmanuel Macron kreu sot një telefonatë me liderin rus me qëllim zbutjen e tensioneve.

Putin ka kërkuar distancimin e Ukrainës nga NATO, megjithse SHBA thotë se është e drejtë sovrane e Ukrainës të bëhet pjesë e aleancave të sigurisë.

FOTO GALERI
2/5
Batalioni i ushtareve femra të armatosura me buzëkuq dhe bojë thonjsh, organizojnë konkurse bukurie ku gjykohen si për pamjen e tyre ashtu dhe për aftësitë në fushëbeteje

Top Channel