Lidhja e fshehtë e Brad Pitt/ Aktori në një romancë me këngëtaren e njohur 35-vjeçare

28/01/2022 05:15

Brad Pitt është i lidhur me këngëtaren suedeze Lykke Li. Thashethemet filluan të qarkullojnë të mërkurën se Brad, 58 vjeç, dhe Lykke, 35 vjeç, janë ‘takuar fshehurazi’ pavarësisht se dyshja nuk janë fotografuar së bashku.

Aktori, i cili është ende në proces divorci me Angelina Jolie, ka qenë bashkë me yllin suedez të popit që nga mesi i vitit të kaluar. The Sun citon një burim që i ka parë duke darkuar së bashku.

Sipas gazetës, këngëtarja 35-vjeçare, e cila ka një djalë 6 vjeçar, jeton vetëm tre minuta larg nga aktori i famshëm. Sipas burimit, dyshja kanë qenë në gjendje ta fshehin romancën kaq lehtë pasi janë fqinjë. “I ka dalë në mënyrë perfekte Brad-it, të ketë dikë që i pëlqen të jetojë kaq afër”, tha burimi.

Para Lykke, aktori i “Ocean’s Eleven” ishte i lidhur me modelen gjermane Nicole Poturalski, 29 vjeç. Ai u takua me Nicole në një festë në Berlin në vitin 2019 pas premierës së filmit të tij “Once Upon a Time” dhe besohet se kanë qenë bashkë për një vit. Brad dhe Angelina u ndanë në vitin 2016 dhe u divorcuan zyrtarisht në prill të 2019-ës.

Top Channel