Kryeministri Rama ka folur mbrëmjen e sotme në ‘Open’ lidhur me situatën aktuale në Partinë Demokratike, betejën mes kryetarit aktual Lulzim Basha dhe ish liderit histori, Sali Berisha, ndërsa ky i fundit u përjashtua nga grupi parlamentar pas shpalljes ‘non grata’.
Kryeministri Rama thotë se sipas tij as Basha dhe as Berisha nuk kanë legjitimitet politik, edhe pse Kryedemokrati Basha njihet zyrtarisht nga Gjykata si kryetar i selisë blu.
“Kë të marr në telefon më thuaj ti kë të marr? Për mua jo nuk janë! Unë flas për legjitimitet politik, nuk flas për vulë. Vulën e ka Lulzimi! E shihni çfarë i kanë bërë demokratëve, çmenduri! Nuk po e përcaktoj unë kryetarin e PD. Kë të marr në telefon? Po bëj një analizë, i njoh të gjithë ata. I kam patur në kurriz! Amerikanët thonë që njohim këtë kryetar sepse ky ka vulën dhe ka legjitimitetin, unë flas për legjitimitet politik dhe them se në këto kushte kemi një PD që nuk është më PD, është një gjë e ndarë me dyer të blinduara”, u shpreh kryeministri.
I pyetur nëse i intereson që Partia Demokratike të jetë antiamerikane, Rama shprehet:
“Pse më interesoka mua, ti mendon që unë jam një burrë po kaq i ngushtë sa ti që je një profesion që ta kërkon të jesh provokativ. Jo un s’jam jam në mandatin e tretë dua që gjërat të mos jenë të lidhura me interesin tim por me interesin e vendit, dhe nuk është që të jetë një ish kryeministër non grata. Është dhe e meriton të jetë ‘nog grata’! Kemi të bëjmë me një legjitimitet formal, nëse bëhen komisione, ata janë formalisht por s’kanë legjitimitet politik. Sa më sfiduese të jetë po pozita aq më problem është që ti që qeveris të jesh në alert për të bërë gjëra dhe prandaj them që është një nga arsyet që kam pasur idetë që të flasim drejtpërdrejtë me njerëzit, pse me këta do merremi ne?”.
Top Channel