Turisti tmerrohet kur zvarraniku i bëshëm shfaqet nga vrima e tualetit në Tailandë (fotot)

26/01/2022 17:10

Një turist britanik thotë se u mrekullua nga një salamandër ‘monitor’ që u shfaq nga vrima e tualetit të dhomës së tij me qera teksa ishte me pushime në Tailandë.

Zvarraniku helmues kishte nxjerrë kokën nga vrima e tualetit pasi kishte përshkuar gjatësinë e tubit.

Në pamjet e regjistruara shihej kafsha që rrotullonte gjuhën e saj të hollë pasi me siklet kishte arritur të kalonte në kthesën e ngushtë për të ngritur më tej kokën duke shikuar rrotull.

Jason Kingman nga Kent në lindje të Britanisë, u gjend duke u parë sy më sy me kafshën  në rezortin Pathum Thani më 21 janar.

37-vjeçari dhe e dashura e tij vendase Chantima Chairisuk, 45, shikuan për disa minuta kafshën që pak më vonë u kthye përsëri në vrimë.

Jason tha se kjo ishte gjëja më e çuditshme që i kishte ndodhur me pushime.

Ai tha: “E dashura ime më thirri sepse kishte diçka të pisët që po lëvizte në tualet por nuk e mendoja kurë se mund të isahte një hardhuce zvarranike”.

“U mrekullova kur e pashë çfarë ishte. Ka shumë prej tyre që jetojnë në kopsht por kjo ishte hera e parë që pashë një prej tyre në tualetin tonë.”

Chantima tha se sapo ishte duke përdorur tualetin kur pikasi figurën e errët që po lëviste brenda tij.

Ajo la celularin duke regjistruar dhe shkoi të thëriste Jason për të kontrolluar objektin, i cili rezultoi të ishte një zvarranik aziatik ‘monitor’.

Megjithse kafshët janë zakonisht të frikësueshme, ato mund të bëhen agresive dhe kanë një kafshim me helm të butë që mund të përmbajë bakterie të dëmshme.

Zvarranikët jetojnë në kanalet dhe pellgjet e qyteteve të mëdha të Tailandës dhe ushqehen me peshk, gjarpërinj, bretkosa apo specie të tjera.

Chantima shtonte: “Besoj se zvarraniku monitor po përpiqej të largohej, kështu që u fsheh në tualetin tone. Më vonë u largua dhe nuk lëndoi asnjeri”.

FOTO GALERI
2/3
Jason Kingman u gjend duke u parë sy më sy me kafshën në rezortin Pathum Thani

Top Channel