Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh duke sjellë mot me diell, por të ftohtë, pasi ka filluar tërheqja e të ftohtit polar.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku variojnë: në zonat malore, nga -12°C në 01°C, në zonat e ulëta nga -3°C në 08°C dhe në zonat bregdetare nga 00°C në 10°C.

Era do të fryjë në drejtim verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Ndërsa Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -13°C në -4°C dhe në zonat e ulëta nga -9°C në -1°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës.

Kujtojmë se Shqipëria gjatë ditëve të kaluara po përballej me mot të ftohtë duke krijuar vështirësi në shumë zona.

Të hënën, skaji më verior i Shqipërisë, Vermoshi,shënoi – 23 gradë C, duke thyer rekord temperaturash, ndërsa në zona të tjera malore termometri shënoi -17 gradë C.

 

 

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA