Fotografi Roland Tasho disponon një fond fotografik (rreth 500) foto nga të cilat janë përzgjedhur nga grupi i punës rreth 100 foto diapozitiva dhe digjitale, të cilat kanë krijuar ALBUMIN “KADARE DHE GJIROKASTRA”

 

Për të realizuar këtë botim është krijuar një punë parapërgatitore për të ideuar dhe konceptuar realizimin e një albumi fotografik unik për Ismail Kadarenë në Gjirokastër.

Në vitin 2000 shkrimtari Ismail Kadare është rikthyer për herë të parë në vendlindje pas viteve ’90, ku jetoi për një dekadë në Francë.

Në vizitën e tij të parë ai udhëtoi në Gjirokastër. Në të gjitha aktivitetet e organizuara me këtë rast si dhe në të gjitha vendet që ai ka vizituar, pritja e jashtëzakonshme që i bënë gjirokastritët Kadaresë është fotografuar ekskluzivisht nga fotografi Roland Tasho.

Ekskluzivisht për këtë botim ka foto unike të qytetit të Gjirokastrës, shtëpisë së shkrimtarit Ismail Kadare që fiksojnë në kujtesën historike detaje të vendit ku u lind dhe u rrit shkrimtari.

Janë identifikuar dhe gjetur fotot më të mira të cilat janë ruajtur në arkivin personal të fotografit që nga vitet 2000 e vijim.

Një grup pune ka ideuar dhe konceptuar përmbajtjen e albumit të shoqëruar edhe me përmbajtje tekstuale dhe diçitura shpjeguese të fotove si dhe fragmente të veprës së tij.

Jane përzgjedhur materiale fotografike, renditja e tyre sipas periudhave kohore dhe jane përcaktuar se cilat prej tyre janë të përshtatshme për botim. Po kështu është realizuar parapërgatitja teknike e fotove në filma, skanimi dhe përpunimi i tyre i përshtatshëm për botim. Po kështu albumi shoqërohet me një hyrje që drejton lexuesin te përmbajtja.

Tekstet janë të përkthyera në anglisht dhe frëngjisht.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA