Stakohet çelësi 20 kV i transformatorit nr 3 në Tiranë, mbeten pa energji elektrike disa zona dhe institucione

25/01/2022 23:01
Foto Ilustruese

OST njofton se është stakuar celësi i transformatorit nr. 3 në kryeqytet dhe si rrjedhojë janë stakuar edhe celësat e të gjithë fiderave të këtij seksioni.

Shumë zona kanë mbetur pa energji elektrike, mes tyre edhe institucione si spitali ‘Nene Tereza’, Spitali Ushtarak dhe shumë institucione të tjera të rëndësishme.

OSSH po kryen manovrimet e mundshme për të bërë të mundur rikthimin e energjisë, vecanërisht të intitucuineve të rëndësisë së vecantë, sic është edhe qendra spitalore ‘Nënë Tereza’.

Njoftimi i plotë:

Sipas informacionit paraprak nga operatori i nënstacionit Rajonal të OST eshte stakuar celesi 20kV i Transformatorit nr3.
Për rrjedhojë, jane stakuar edhe çelesat 20kV të te gjithe fidrave te ketij seksioni.

Paralelisht me informacionet qe po jep OST, OSSH po ben manovrimet e mundshme per ti dhene energji institucioneve te rendesisë së veçantë, përmes skemave unazë.

Zonat pa energji jane:

Rr Siri Kodra, Bajram Curri, Frigoriferi, Rr Mine Peza, 8 Marsi, Mehmet Brocaj, Rr Ferit Xhajko, Gjon Buzuku, Ibrahim Buzhiqi, 5 Maji( pjeserisht), Medreseja, Rr. Niko Avrami, Allias, Halil Beka, Njazi Meka, Serat, Qendra Spitalore “Nene Tereza”, SHISH, Shik, Spitali Ushtarak, Rr Besa, Rr 5 Maji, Rr e Dibres, TV brenda territorit të ish-Kinstudios, Bathore dhe Reparti Ushtarak 1006.

Theksojme se numrat e vendosur ne dispozicion nga dispeceria Tirane jane ne funksion te plote, por lidhja me to eshte paksa e veshtire per shkak te fluksit.

Top Channel