Gruaja që ka hequr mbi 300 grepa peshkimi nga gojët e peshkaqenëve me teknikën medituese (video-foto)

25/01/2022 21:40

Kjo zhytëse e guximshme fut dorën në gojën e peshkaqenit për t’i shpëtuar ose lehtesuar ata.

Ajo është Cristina Zenato, e njohur në të gjithë botën si ‘mikesha e pshkaqenëve’ për punën dhe dashurinë e saj për gjitarët e egër detarë.

Në një video të pabesueshme, Cristina dhe kolegët e saj zhytësa shihen në ujërat blu të detit të Bahamas të rrethuar nga peshkaqenët.
Ajo pa pasur frikë zgjat dorën brenda gojës së tyre për të nxjerrë grgepin e mbetur.

Edhe peshkaqenët duken të relaksuar pranë saj, pa u trazuar teksa ajo arrin deri poshtë fytit të tyre.

Zhytësja guximtare përdor teknikën e fërkimit të “ampulave Lorenzini” për të kryer misionin e saj të shpëtimit, që është fërkimi i poreve të hundës dhe gojës së peshkaqenit për ta çuar kafshën në një gjendje relaksimi, thuajse meditative.

Kjo bën që peshkaqeni të hyjë në një gjendje paralize natyrale thuajse të pandërgjegjshme, për afro 15 minuta.
“Në punën time të përditshme jam gjithmonë duke hequr grepat nga goja e peshkaqenëve”, thotë zonjusha Zenato.

Ajo shton se rasti në video ishte më i vështirë se zakonisht. Pasi vendosi peshkaqenin në gjendje tonike dhe duhet të hiqte grepin nga thellë brenda gojës së tij.

Cristina ka mbi 20 vjet eksperiencë në punën me peshkaqentë dhe talenti i saj është vërejtur në dokumentarë e filma në të gjithë botën, përfshi dhe rrjetet BBC e Nat Geographic.

Ajo drejton tashmë Shoqërinë e Eksploruesve Nënujorë (UNEXSO) në ishullin Grand Bahama.

FOTO GALERI
2/3
Zhytësja guximtare përdor teknikën e fërkimit të “ampulave Lorenzini” për të kryer misionin e saj të shpëtimit

Top Channel