Foto ilustruese

Një aksident është shënuar në lagjen Partizani, Rruga e Komanit në Shkodër.

Blutë bëjnë të ditur se një i mitur 15 vjeçar duke drejtuar një automjet tip Benz ka dalë nga rruga edhe është përplasur me murin e një avllie.

Si pasojë kanë mbetur të dëmtuar shoferi dhe pasagjeri në këtë mjet, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 25.01.2022, rreth orës 19:30, në lagjen Partizani, Rruga e Komanit, Shkodër, mjeti tip Benz me drejtues shtetasin R. S., 15 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një avllie.

Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime drejtuesi i mjetit R. S., dhe pasagjeri E. S., 16 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel