Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se shumë shpejt do të dërgojnë komentet tek Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), në lidhje me vendosjen e tarifave të reja të energjisë elektrike.
Ndërkaq, sa i përket inicimit të hetimit nga Agjencia Kundër Korrupsion për disa përfaqësues të Listës Serbe, shefi i ekzekutivit është shprehur se sektori i drejtësisë është i pavarur nga ekzekutivi.
Me rastin e prezantimit të aktiviteteve të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Albin Kurti është deklaruar edhe për çështjen e kryeprokurorit, meqë Aleksandër Lumezit i përfundon mandati në muajin prill.
“Unë nuk zhvilloj bisedime me kandidatët të cilët mund të jenë për kryeprokuror, është në vullnetin dhe interesin e atyre që kanë të drejtën të bëhen kryeprokurorë të ardhshëm që të kandidojnë dhe të fitojnë”, deklaroi Kurti.
Ai u shpreh se së shpejti do të dërgojnë komentet e tyre në ZRrE në lidhje me ndryshimin e tarifave të reja të energjisë elektrike./KosovaPress/
Top Channel