Mungesa e ngrohjes në shkolla/ Nxënësit pushim, studentët dhe aktivistët protestojnë në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit

24/01/2022 09:28

Aktivistët e Qëndresës Qytetare kanë lajmëruar protestë këtë të hënë në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit.

Në formë reagimi ndaj mungesës së ngrohjes në shkolla kanë ftuar qytetarët për të sjellë ngrohëset e tyre përpara Ministrisë së Arsimit, duke ironizuar dështimin e sistemit arsimor.

“Sot, Ditën Ndërkombëtare të Arsimit ora 10:00 aktivistet e Qëndresës Qytetare në formë reagimi ndaj mungesës së ngrohjes në shkolla kanë ftuar qytetaret për të sjellë ngrohëset e tyre përpara Ministrisë së Arsimit, duke ironizuar dështimin e sistemit arsimor”, sipas njoftimit.

Nuk është hera e parë që aktivistët kanë dalë në protesta paqësore, duke e cilësuar të dështuar sistemin arsimor në vend.

Të gjithë nxënësit janë pushim për tre ditë prej temperaturave të ulëta që kanë përfshirë vendin tonë.

Gjithashtu njëri prej prindërve të punësuar në administratën publike, nëse kanë fëmijë të mitur është lejuar të qëndrojë në shtëpi, pa marrë ndëshkime ekonomike.

Mbyllja e shkollave të sistemit parauniversitar deri të mërkurën e 26 janarit  ka ndarë prindërit në dy kahe. Disa justifikojnë mbylljen me mungesën e kushteve në shkolla, ndërsa disa të tjerë shqetësohen se kjo do të krijojë më shumë mangësi te nxënësit.

Ndryshe nga çdo të ndodhë me shkollat, mësohet se kopshtet dhe çerdhet në kryeqytet do të jenë të hapura.

Ngrohja në shkolla është një nga problemet që po përballen nxënësit dhe mësuesit në këto ditë të ftohta janari, ndërsa moti i acartë me temperatura të ulëta nën 0 gradë ka mbërthyer vendin. Ngricat, reshjet e dëborës dhe akulli në rrugë kanë vështirësuar qarkullimin në disa zona të vendit.

FOTO GALERI
16/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA