Do marrë pjesë në zgjedhjet e 6 marsit? Meta: Ata që i ka marrë malli të ballafaqohen me mua, shumë shpejt…

24/01/2022 14:07

Presidenti i vendit, Ilir Meta, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve nëse do të përfshihet politikisht në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Nga shtatorja e Ismail Qemalit në Tiranë, ku zhvilloi homazhe me rastin e 103-vjetorit të vdekjes së tij, Meta njoftoi se shumë shpejt, do të ballafaqohet “me ata që i ka marrë malli”.

I pyetur nëse do të jetë aktiv në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, Meta u përgjigj:

Koha e teatrit të kukullave në politikë përfundoi me 25 prillin, kështu presidenti Ilir Meta, as nuk ka marrë, as do të marrë pjesë në një garë politike partiake deri në 24 korrik.

Pas 24 korrikut do të bisedojmë me popullin heroik, patriot të 2 marsit dhe të gjithë ata që i ka marrë malli të ballafaqohen me Ilir Metën, do ta kenë këtë mundësi shumë shpejt”, tha Presidenti.

Nderimin për autorin e Deklaratës së Pavarësisë, Meta e cilësoi si një moment reflektimi për politikën në vendin tonë:

Është një moment i rëndësishëm për të vlerësuar dhe përkulur me nderim përpara jo vetëm sakrificave dhe një jete të tërë të atit themelues të shtetit tonë, Ismail Qemalit, por mbi të gjitha për të treguar nderimin ndaj këtij personaliteti të historisë.

Është dhe një moment për të reflektuar të gjithë, për të forcuar shtetin tonë, për të vendosur sovranitetin e popullit tonë, për të forcuar të gjitha institucionet”.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA