Mentor Kikia tregon pse të gjithë gazetarët e quajnë “xhaxhi”, cili ishte çelësi i suksesit në Top Channel

23/01/2022 22:08

Gazetari Mentor Kikia ishte i ftuar tek “Ëndërrtjerrësit”, ku ka treguar arsyen përse të gjithë e quanin xhaxhi.

Ndër të tjera zbuloi se çelësi i suksesit të punës ishte kryeredaktor në Top Channel.

“Kisha shumë të rinj dhe më thonin xhaxhi Mentor. Sot e kësaj dite, të gjithë gazetarët me quajnë xhaxhi. Shumë nostalgji kur shikoj pamjet dhe kur kujtoj punën. Top Channel ishte skuadër dhe media e parë që funksionoi si skuadër. Një bashkëpunim nga shoferi, kameramani, montazhieri gazetari deri tek drejtuesi më i lartë, ky ishte çelësi i suksesit. 

Ne krijuam një model të funksionimit të redaksisë. Po të ulemi sot e kalojmë tërë natën plot humor sikundër kishte ditë të tensionuar e me nervapor askuish nuk e keqkuptonte tensionin e punës me marrëdhënie personale”, tha Kikia.

 

FOTO GALERI
2/5

Top Channel