Edicioni i parë i lajmeve në Top Channel/ Monika Stafa zbulon çfarë i tha Enkel Demi: Më duket se e qelbëm

23/01/2022 21:27

Mbrëmjen e sotme ka nisur “Ëndërrtjerrësit”, një prodhim i Top Channel për Top Channel. Enkel Demi, Alban Dudushi dhe Monika Stafa kanë treguar kujtime e të pathëna, ndërsa janë bërë publike pamje të patransmetuara kurrë më parë.

Edicioni i parë i lajmeve u transmetua në mesnatën e 20 dhjetorit 2001 me folës Monika Stafën dhe Enkel Demin. Të dy kanë rrëfyer emocionet e tyre dhe Monika zbuloi se si mësoi që do të ishte në edicionin qendror të lajmeve.

Enkel Demi: Në edicionin ishin të gjithë folësit e Top Channel, pra një edicion me 6-7 spikera.  Edicioni zero ishte edicioni i sherrit, kur unë vendosa të mos jem më drejtor lajmesh. Ishte një edicion për të kuptuar se ku gabonim. Pa e ditur, Tani kishte thirrur disa zotërinj të nderuar që më bënë leckë, nuk më lanë gjë pa thënë. Ne kemi shfrytëzuar në atë kohë resursin e Top Albania Radios. Ne na ishte mbushur mendja që njerëzit nuk bënin asgjë tjetër veçse na shihnin ne. Në Top Channel do më pëlqente ta njihja veten si Keli i emisionit Poker.

Monika Stafa: Unë besoja që gjithçka do të ndodhte, por që të isha në edicionin qendror të lajmeve nuk e prisja kurrë. Më thotë që do jemi bashkë sot në 07:30. Mos u tall i thashë. Ishin të gjithë të talentuar dhe nuk e besonim që do të zgjidheshim kështu nën zë.

Pyetje: Sapo mbaroi edicioni i parë çfarë përjetuat?

Monika Stafa: Unë po mblidhja veten njëherë. Ne mbaruam edicionin qendror dhe ngrimë. U ktheva nga Keli dhe më tha: “Domenika, më duket se e qelbëm”. Po pse i thashë? Nuk po ngriheshim. Vinte nga poshtë Gim Pocari, kishte një fytyrë diellore, aty e kapa që ishim shumë mirë, përqafon Kelin dhe më kërkon dorën që ta puthë. Ky iku si shigjetë, u shtrua barit.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA