Vajza i jep njërën veshkë të dashurit, por kjo nuk e ndaloi që ai ta linte (fotot)

22/01/2022 18:35

Të japësh në donacion njërën veshkë një personi në nevojë nuk është diçka që bëhet kollaj.

Por kur e reja amerikane Colleen kishte shansin të ndryshonte jetën e të dashurit të saj gjashtë vjet më parë, nuk e mendoi dy herë të hynte në operacion për të.

Në një seri videosh që janë bërë virale në rrjetin TikTok e reja shpjegoi sesi kreu procedurën për të shpëtuar jetën e tij.

Kur ata nisën të shoqëroheshin fillimisht bashkë, Colleen thotë se i dashuri kishte një sëmundje kronike të veshkave që prej moshës 17 vjeçare.

Kjo do të thotë se ai duhet të bënte dializë pasi veshkat e tij funksiononin vetëm me pesë përqind të kapacitetit.

“Vendosa të testohem për të parë nëse përputhesha pasi nuk doja që ai të vdiste”, thotë e reja.

Dhe për fatin e mirë të çiftit operacionet kaluan me sukses dhe të dy u rekuperuan plotësisht.

E natyrisht të gjithë supozojnë se burri do të ishte përgjithmonë mirënjohës të dashurës së tij për sakrificën që bëri, por në fakt ai nuk pati turp dhe e la vetëm shtatë muaj më vonë.

Në videot e saj Colleen shpjegon sesi ish-i dashuri i tha se do të shkonte në Las Vegas për një festë beqarie me shokët e tij të kishës.

Asokohe komentuesja e TikTok ishte në mes të provimeve të maturës dhe kishte besim se i dashuri nuk do të bënte asgjë të çuditshme.

Por më vonë ai u kthye te ajo dhe pranoi se e kishte tradhtuar.

Pas disa argumenteve e debateve ajo e kishte falur dhe i dha një shans të dytë.

Megjithatë ai e la Colleen tre muaj më vonë me anë të një telefonate.

Vajza pretendon se mes te tjerash ai i kishte thënë: “Nëse jemi bërë vërtet për njëri-tjetrin atëherë Zoti do të na bëjë përsëri bashkë”.

Por për fat të keq prej këtu ndarja u bë gjithnjë e më e egër.

Videot e saj i kanë lënë të gjithë shikuesit të inatosur.

Një prej tyre tha:“Ti ke zemrën më të madhe dhe ai nuk arriti ta shihte, është ai që ka humbur”.

Një tjetër shtonte: “Nuk e di nëse ai e kupton se ç’do të thotë të dhurosh një veshkë, ti ke sakrifikuar jetën për dikë tjetër”.

Një tjeër shkuante me ironi për veshkën: “Mos u shqetëso, sepse në fakt një pjesë e jotja do të mbetet përgjithmonë me të”./The Sun/

FOTO GALERI
2/3
Në një seri videosh që janë bërë virale në rrjetin TikTok e reja shpjegoi sesi kreu procedurën për të shpëtuar jetën e tij.

Top Channel