Po vjen mot siberian/ Dëborë akull dhe temperatura deri në -17 gradë, e marta dita më e ftohtë
22/01/2022 00:32
Prej së premtes moti është përkeqësuar. Reshjeve të shiut dhe dëborës po ja lënë vendin ngricat. Sinoptikanët thonë se nga kjo e shtunë e deri të mërkurën e javës tjetër temperaturat do jenë disa gradë nën zero.
Deri të premten në darkë ranë rreth 40 cm dëborë në disa zona të Dibrës.
Rruga e Arbrit u mbyll për shkak të dëborës. Ndërsa rruga e Kombit është e kalueshme për të gjitha mjetet dhe e pastruar nga dëbora. Shoferët megjithatë duhet të përdorin goma dimri dhe të kenë në makinë zinxhirët.
Situatë e vështirë është paraqitur në rrugën Elbasan-Korçë. Në zonën e Qafës së Thanës, Qafës së Pllocës në Pogradec lëvizja e mjeteve është e vështirë nga dëbora dhe akulli.
Top Channel