Reshje të dendura dëbore kanë përfshirë Dibrën mëngjesin e sotëm.

Janë rikthyer reshjet intensive të borës, në qytetin e Peshkopisë dhe zonat malore, ndërsa në zonat e thella trashësia varion deri në 40 cm.

Sa u përket rrugëve nacionale Peshkopi-Tiranë qarkullimi vijon pa probleme, ndërsa kalimi në aksin Peshkopi-Kala, i Peshkopi-Draj Reç-Kukës, e Dodës-Kukës duhet të bëhet me zinxhirë.

Mësimi ka nisur normalisht dhe shkollat janë furnizuar me lëndë drusore për ngrohje.

Ende nuk raportohen probleme në furnizimin me energji elektrike.

Top Channel