269 vepra penale më shumë janë shënuar në qarkun e Elbasanit gjatë vitit 2021 në krahasim me vitin 2020 ndërsa zbulueshmëria qëndron në të njëjtat parametra.
Janë këto të dhënat e dala në analizën e punës së policisë gjatë një viti ku drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano theksoi pasigurinë që ekziston në Elbasan.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë kërkoi telerancë zero për çdo aktivitet kriminal ndërsa garantoi mbështetjen për Drejtorinë e Policisë së Elbasnait.
Gjatë vitit 2021 në qarkun e Elbasanit janë vrarë 9 persona, 5 nga këto ngjarje janë zbuluar. E po ashtu janë shënuar 15 plagosje të rënda me dashje dhe 15 krime seksuale. Policia cilësoi si sfidë të vazhdueshme bashkëpunimin me qytetarët dhe fitimin e besimit të tyre.
Top Channel