Policia e Beratit ka vënë nën pranga 2 persona që shpërndanin lëndë narkotike heroinë dhe kanabis.

U arrestuan në flagrancë shtetasit F.M., 25 vjeç dhe A.M., 35 vjeç, të dy banues në Kuçovë, të dy të dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke shpërndarë lëndë narkotike, në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar doza me lëndë narkotike heroinë, lëndë narkotike cannabis sativa, fara cannabis sativa dhe metadon.

Ndërkaq, policia procedoi penalisht shtetasin I. P., 47 vjeç, banues në Kuçovë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij, në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë, u konstatua duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Top Channel