Të rritet çmimi i qumështit të deles e dhisë/ Protestojnë 150 blegtorë të Gjirokastrës, Sarandës, Delvinës, Dropullit

20/01/2022 12:20

Gati 150 blegtorë të Gjirokastrës, Sarandës, Delvinës, Dropullit po organizojnë një protestë për të kërkuar rritjen e qumështit të deles dhe të dhisë, produkt që sipas blegtorëve po qëndron në të njëjtat nivele çmimesh si para 5-6 vitesh.

Ata flasin për humbje të mëdha për shkak të rritjes së çmimeve të produkeve në funksion të blegtorisë, misrit, barit, naftës, medikamenteve etj.

“Një litër ujë 600 lekë dhe një litër qumësht organik 1000 lekë, nuk vlen fare.”

“Misri për bagëtitë nga 270 tani është 500 lekë ndërsa një ballë jonxhë nga 5000 tani bën 10000 lekë si mund të qëndrojë në vend çmimi i qumështit”

“Shumë të rinj si puna ime kanë ikur e kanë lënë se nuk vlen fare”

“I kemi përgjysmuar por do ti shesim ose do ti therim kopetë se jemi pa mbështetje fare”

“Shumica jonë janë me borxhe tek baxhot pa lekë 6 muaj”

Ata po i drejtohen me një peticion Ministrisë së Bujqësisë për të kërkuar rregullimin e tregut të qumështit ndërsa kanë paralajmëruar se nuk do të çojnë më qumësht në punishte nëse nuk do të merren masa.

“Kërkojmë rritjen e çmimit të qumështit! Kërkojmë subvencion me 10 lekë për litër qumësht, kërkojmë rritjen e subvencionit për krerë nga 12 mijë lekë në nivelin e vendeve të rajonit, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës”.

Blegtorët në të dy qarqet kryesore blegtorale në vend atë të Gjirokastrës dhe Vlorës llogarisin një humbje të paktën me 30% për shkak të rritjes së çmimeve në të gjithë zinxhirin ekonomik.

Top Channel