Me shumë vuajtje dhe me 10 lojtarë, Reali i Madridit arriti të përmbyste Elchen pas 120 minutash lojë duke u kualifikuar në çerekfinalet e Kupës së Mbretit në Spanjë.
Los Blancos nuk shkëlqyen në transfertën ndaj Elche dhe pavarësisht rasteve të krijuara, koha e rregullt përfundoi pa gola.
Shtesat nuk nisën shumë mirë për Los Blancos pasi në minutën e 102-të Marcelo la Los Blancos me një lojtar më pak në fushë pasi u ndëshkua si futbollist i fundit.
Nëpërmjet goditjes standarte të shkaktuar nga Marcelo, Verdu kaloi Elchen në avantazh. Megjithatë skuadra e Ancelottit nuk u dorëzua dhe në shtesën e dytë shënoi dy herë me dy nga dështimet e këtij sezoni Isco dhe Eden Hazard duke marrë një kualifikim të vuajtur por shumë të vlefshëm.
Top Channel